Sport Shqiptar

Beka e vetmja atlete që përfaqëson sot Kosovën në Lojëra Mesdhetare

Atletja kosovare, Vanesa Beka, është garuesja e vetme që sot do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Notarja do të nis garën prej orës 11:00, me kohën tonë lokale.

Kosova ka grumbulluar deri më tani gjashtë medalje, duke përfshirë tri të arta dhe dy të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Shpëtim Bajoku kanë zënë vend në podium deri më tani

Gjithsej Kosova në këto gara po përfaqësohet nga 39 sportist, që marrin pjesë në 13 sporte të ndryshme.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com