Sport Shqiptar

Beka e 12-ta në garat e notit

Atletët kosovar po vazhdojnë garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Atletja e vetme që ka përfaqësuar sot Kosovë është Vanesa Beka, e cila ka zhvilluar sot garën e parë të notit, disiplina delfin 50 metra.

Notarja theu edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 13-të.

Koha e saj në këto gara ishte 1:20.87 minuta.

Vanesën nga afër e përkrahën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Vanesa do të garojë edhe të hënën në 50 metra bretkosë.

Gjithsej Kosova në këto gara po përfaqësohet nga 39 sportist, që marrin pjesë në 13 sporte të ndryshme.

Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Shpëtim Bajoku kanë zënë vend në podium deri më tani

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com