Rozë

“Bëjnë gjithçka për famë”, ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ bënë deklaratën e fortë

Mikela Pupa

Mikela është një ndër ish-konkurrentet e Përputhen me të komentuara.

Ajo është dalluar për një komunikim të artikuluar dhe një temperament të lartë.

Së fundmi ish-konkurrentja ishte e ftuar në emisionin “Ditë e re” në “RTV Ora”, ku tregoi shumë gjëra lidhur me jetën pas largimit nga “Përputhen”.

Mikela Pupa

Ndër të tjerash Mikela tregoi se shumë konkurrent aty sipas saj janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për famë.

“Për show janë të gjithë duke përfshirë edhe veten sepse nëse ti nuk do të doje të dilje për show nuk do të merrje pjesë në një reality gjëja më kryesore. Mendoj se të gjithë hynë me idenë që po ndodhi ndodhi. Shumë njerëz aty janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për famë në atë program por unë besoj se del herët a vonë siç ka dalë dhe në vazhdimësi”, tha Mikela.

Rikujtojmë se Mikela doli nga programi çift me Erjon Kukaj.

Dyshja kanë treguar që janë të lumtur më njëri-tjetrin edhe janë duke bashkëjetuar./SHQIP.com