Rozë

“Bëje për neve”, Graniti bën një postim emocionues për të dhe Fifin

Granit Cana dhe Fifi

Ish-futbollisti,  Granit Cana tashmë e disa ditë është eleminuar nga  Big Brother Albania VIP.

Ai ka thënë së është dashur të sakrifikojë për Fifin pasi që sipas tij ajo ka probleme mendore.

Më pas Graniti zbuloi se Fifi ishte rrëzuar dhe ka pasur gjakderdhje nga hundët dhe se prej atij momenti atij iu desh të sakrifikonte për të edhe pse ajo i ka kushtuar më humbjen e lojës.

Por, pas kësaj, Graniti ka dalë më një reagim ku ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar pasi që ai nuk e ka thënë atë por ishte vetë Fifi.

Granit Cana

“Nuk ishte deklaratë ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”, ajo ishte deklarata e vetë Fifi-t që na e rrëfeu sa ishim aty brenda sepse unë se kam njohur më herët. Gjithsesi unë do vazhdoj t’bëj tifo për të”, ka shkruar Graniti.

Mirëpo tashmë ai ka bërë një postim mbështetës në Instagram për këngëtaren nga Kosova.

“Vazhdo Fifi…Bëje për neve”, duke lënë të nënkuptohet që Fifi të arrijë fitoren e këtij edicioni të parë VIP, gjë kjo që ish-futbollisti e shprehu edhe mbrëmë gjatë spektaklit.

Ndryshe, Fifi është njëra ndër konkurrentët më të forta në Big Brother Vip dhe është duke u lakuar si fituese e këtij edicioni./SHQIP.com