Bëhuni gati, sonte në mesnatë publikohen dy super-bashkëpunimet e kësaj vere
Si zakonisht edhe kjo verë do të jetë e përmbushur me hite.
Disa nga artistët veç se kanë paralajmëruar projektet që i kanë drejt finalizimit, ku do kemi edhe shumë bashkëpunime.
Dy bashkëpunimet që pritet të thyejnë të gjitha sukseset pritet të publikohen sonte në mesnatë.
Njëra është bashkëpunimi i Noizyt me Loredanën, bashkëpunim ky që ka befasuar dhe gëzuar të gjithë fansat e dyshes.
Ndërsa bashkëpunimi tjetër është jo një dyshe por tre artistë janë bërë bashkë dhe do të na sjellin këngën e titulluar “Pare”.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Taynës, Mozzikut dhe Butrintit.
Të dyja projektet do të publikohen sonte në 23:59.
Nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimshme, por Loredana dhe Mozziku, publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë, tashmë kur kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre.
Ajo çka na mbet është të presim se cili do të rezultojë më i suksesshëm./Shqip.com