Sport Shqiptar

Behije Mustafa fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Behije Mustafa

Karateistja, Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet për kadetë, junior dhe U-21 në Tampere të Finlandës, shkruan Shqip.com.

Deri tek medalja, garuesja kosovare arriti pas katër fitoreve, në kategorinë e juniorëve mbi 59 kg.

Në luftë për të bronztën përmes repesazhit mundi Lara Zarei të Suedisë.

Paraqitje të mira kishte edhe Rinesa Osmani që doli e shtata në kategorinë e juniorëve deri në 59 kilogramë.

Rigon Baruti u rendit i nënti tek juniorët në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Ekipi i karatesë po paraqitet me 17 garues, ndërsa licensa evropiane morën edhe dy gjyqtarët, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj./Shqip.com