Rozë

Bëhet viral reagimi i Yllit në momentin kur Elvana bën lëvizje provokuese në koncert

Yll Limani dhe Elvana Gjata po vazhdojnë të jenë më të kërkuarit e skenës muzikore.

Pas bashkëpunimit të tyre të parë ata kanë krijuar raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Së fundmi dyshja ishin të pranishëm në një koncert të përbashkët, ku edhe performuan këngët e tyre.

Elvana ishte veshur me shumë stil por edhe shumë provokuese. Ajo kishte zgjedhur një body me figura të ndryshme dhe totalisht të tejdukshëm që ekspozonte format e saj për tu patur zili.

Teksa po performonte me Yllin, Elvana ka provokuar me disa lëvizje duke kthyer shpinën nga ai dhe turma.

Në këtë moment, Ylli nuk ka duruar dot dhe ka bërë disa shprehi në fytyrë që u shoqëruan me brohoritje teksa janë bërë virale në rrjetet sociale.

Pëndryshe, “E di& Marre” ishin dy projektet që i bënë bashkë Yllin dhe Elvanën./Shqip.com