Rozë

“Bëhet i gjallë” Unikkatili – Ka nja një mesazh që nuk pritet për shqiptarët

Unikkatili

Unikkatili ka kohë të gjatë që është distancuar nga skena muzikore.

Mirëpo së fundmi ai në një reagim ka folur për dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe toskë e gegë dhe ka nj dhe ka një mesazh për shqiptarët.

Ai ka thënë se këto dyja janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i dialektit tjetër.

“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar ai.

Reperi, Unikatil

Paloka ka thënë se është poashtu kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.

“Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë”, ka shkruar Paloka.

Tutje, reperi ka thënë se është koha që dialekti gegë të rikthehet si gjuhë standarde në veri.

“Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ai është duke vazhduar jetën e tij në Amerikë./SHQIP.com