Lajme Botë

Bëhen virale metodat ‘anti-kopjim’ gjatë provimeve në Filipine

Imazhet e studenteve me të ashtuquajturat kapelle kundër mashtrimit gjatë provimit janë bërë virale në rrjetet sociale në Filipine.

Siç raporton BBC, studentëve të një kolegji ju kërkua që të mbanin shami në mënyrë që të pengoheshin për të shikuar provimet e të tjerëve.

Shumë persona krijuan materiale nga kartoni, kutitë e vezeve dhe materiale të tjera të recikluara.

Mbikëqyrësi i tha BBC-së se ajo kishte kërkuar për një “mënyrë argëtuese” për të siguruar “integritetin dhe ndershmërinë” në klasat e saj.

Mary Joy Mandane-Ortiz, një profesoreshë e inxhinierisë mekanike në Bicol University College of Engineering, tha se ideja kishte qenë “me të vërtetë efektive”.

Prof. Mandane-Ortiz tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn “të thjeshtë” prej letre.

Ajo u frymëzua nga një teknikë që thuhet se përdoret në Tajlandë disa vjet më parë.

Një varg postimesh të profesoreshës në Facebook, që tregonin të rinjtë që mbanin krijimet e tyre të ndërlikuara, grumbulluan mijëra like brenda pak ditësh dhe tërhoqën vëmendjen e mediave filipinase.

Ata njoftohet gjithashtu se frymëzuan shkollat dhe universitetet në pjesë të tjera të vendit për të inkurajuar studentët e tyre të vënë së bashku kokën kundër kopjimit.

Prof Mandane-Ortiz tha se studentët e saj performuan më mirë këtë vit, duke qenë të motivuara nga kushtet strikte të ekzaminimit për të studiuar.

Sipas profesoreshës shumë prej tyre i përfunduan testet herët dhe askush nuk u kap duke mashtruar këtë vit.

/Shqip.com