Lajme Botë

Bëhen arrestimet e para lidhur me helmimin e nxënëseve në Iran

Photograph: Social Media/Reuters

Irani ka njoftuar se janë bërë arrestimet e para në lidhje me raportimet për helmimin e studenteve atje.

Kjo është bërë e ditur për mediat e Iranit, nga ministri i Brendshëm, Majid Mirahmadi.

“Mbështetur në masat e inteligjencës dhe kërkimit të agjencive të inteligjencës, një numër njerëzish janë arrestuar në pesë krahina dhe agjencitë përkatëse po kryejnë një hetim të plotë”, tha Mirahmadi.

Lidhur me helmimin e vajzave në Iran, janë mbajtë edhe protesta jashtë Ministrisë së Arsimit në Teheran.

Organizatat mjekësore u kanë bërë thirrje autoriteteve të punojnë më shumë për të mbrojtur nxënësit dhe kundërshtarët e regjimit.

Madje, këto organizata mjekësore kanë  thënë se shërbimet e sigurisë mund të kenë mbyllur sytë ndaj ekstremistëve fetarë që dyshohet se ndëshkojnë vajzat për pjesëmarrjen në lëvizje mbarëkombëtare. Po ashtu, specifikohen edhe protestat masive me rastin e vdekjes së, Mahsa Aminit në paraburgim e cila ishte ndaluar nga Policia e Moralit nën akuzën se nuk kishte vendosur si duhet mbulesën e saj të kokës.

Kujtojmë se dje, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se kushdo që shpallet fajtor për helmimin e fëmijëve duhet të “ndëshkohet ashpër”.

Ndërsa, zyrtarët nga departamenti i arsimit kanë pretenduar se disa nga vajzat që janë paraqitur të sëmura kanë një formë të “histerisë masive”, raporton The Guardian.

Ministri i Arsimit, Jusef Nouri, tha se 95% e vajzave që shkojnë në spitale apo qendra mjekësore nuk kishin asnjë problem mjekësor, vetëm frikë dhe shqetësim, ndërsa disa prej tyre kishin sëmundje bazë.

Ai u kërkoi prindërve vetëm t’i kushtojnë vëmendje informacionit të transmetuar nga media e besueshme zyrtare, duke shtuar se “ishte e natyrshme për armikun tonë të komplotonte për të mbyllur shkollat dhe për të ndaluar nxënësit nga studimi”.


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se nëse helmimet kishin ndodhur dhe nëse në një farë mënyre ishin të lidhura me shtypjen e protestave të grave, atëhere do të ishte i ligjshme një hetim i kryesuar nga Organizara e Kombëve të Bashkuara në protesta.

/Shqip.com