Lajme

Begaj uron Osmanin: Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës përballë çdo kërcënimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar disa telegrame urimesh nga liderë të ndryshëm për Ditën e Pavarësisë.

Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar atë, duke thënë se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës në çdo hap dhe përballë çdo kërcënimi të mundshëm.

Begaj ka thënë se po ashtu ata do t’i gjenden pranë Kosovës edhe në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërisht me qytetërimin euroatlantik.

Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në telegramin e urimit.

/Shqip.com