Lajme

Begaj në telefon me Osmanin: Vlerësova maturinë e Kosovës, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tregoji se këtë vlerësim e ka shprehur në një bisedë telefonike me homologen e saj Vjosa Osmanin.

“Në bisedën telefonike me homologen Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacenueshëm”, shkroi Begaj.

Pamje nga veriu i vendit

Kujtojmë se vendimi për targat dhe dokumentet si masë e reciprocitetit me Serbinë do të shtyhet për datën 1 shtator nëse largohen të gjitha barrikadat e vendodura në veri të vendit.

Disa nga barrikadat e vendosura në Bërnjak dhe Jarinjë kanë filluar të largohen gjatë ditës së sotme.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zotimi i Qeverisë për pezullimin e masës së reciprocitetit për 30 ditë do të ndodh atëherë kur të gjitha barrikadat nga veriu të largohen.

Sipas tij heqje të barrikadimeve e quan kur nuk do të mbesin asnjë e tillë në veri./Shqip.com