Lajme

Begaj nderon dëshmorët e Shqipërisë në Ditën e Çlirimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nderuar dëshmorët në Ditën e Çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se këta dëshmorë dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.

“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë. Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre”, shkroi Begaj.

Begaj tha se nderimi më i madh që mund të iu bëhet heronjve të atdheut, është mbajtja gjallë e kujtimit të tyre.

“Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë”.

29 Nëntori është festë kombëtare në Shqipëri dhe njihet si Dita e Çlirimit.

/Shqip.com