Lajme Ballkan

Begaj kërkon nga Vatikani që ta njoh Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

Këtë kërkesë Begaj e bëri gjatë një takimi me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

“Prita sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Vizita e Imzot Gallagher është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe atyre shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë.Gjatë takimit vlerësova rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ritheksova kërkesën time për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë”, ka thënë Begaj.

Vatikani është njëri ndër shtetet të cilat nuk e kanë pranuar ende Pavarësinë e Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2008.

/Shqip.com