Begaj dekreton propozimin e Ramës, Adea Pirdeni emërohet ministre për Antikorrupsionin
Publikuar:
(15.01.2024 12:14:54)

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, dekretoi emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Katër ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi se ka shtuar Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe në krye të saj ka emëruar Adea Pirdenin.
Ky ndryshim sipas Ramës, vjen në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, të cilat kërkojnë një qasje të re ndaj administratës publike.

/Shqip.com