Rozë

Befason Beniada Nishani, kalon natën me ish-banorin e “Big Brother VIP”

Beniada Nishani ka habitur të gjithë me veprimin e saj të fundit.

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Vip po tregohet shumë e afërt me këngëtarin Ardit Çunin, po ashtu ish-banor në BBV.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar ditën e djeshme në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mikeshës së modeles, duke mos ngurruar të ndanin pamjet edhe në rrjetet sociale. Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës.

Nuk dihet se çfarë po ndodhë mes dyshes, është shoqëri apo në një të ardhme mund t’i shohim edhe çift?

Kujtojmë, se Arditi në intervistat e tij të mëparshme kishte deklaruar se po pret Beniadën që ta vijojnë njohjen jashtë formatit.

Ani, pse Beniada kishte reaguar duke thënë se Arditin e sheh vetëm si shok dhe nuk do ketë shanse të lindë diçka mes tyre./Shqip.com