Rozë

“Befasi të madhe”, çka është duke paralajmëruar Kidda për fansat

Kidda

Reperi i njohur shqiptar, Kidda, tashmë siç duket ka përgatite një projekt të ri muzikor.

E gjithë kjo vjen pasi që ai këtë verë ka qenë i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.

“Befasi të mëdha gjatë rrugës”, ka shkruar ai duke mos zbuluar më shumë për ndjekësit e publikun.

E fundit e lansuar nga Kidda mbetet “Magji” që e solli në bashkëpunim me reperin, Capital T.

Projekti ka dy muaj që nga lansimi dhe deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com