Sport Ndërkombëtar

Beckham uron bashkëshorten e tij Victoria me një foto të papublikuar më parë

David Beckham dhe gruaja e tij, Victoria, zgjodhën të festonin publikisht dashurinë e tyre. Ish-futbollisti 47-vjeçar, me rastin e festës së të dashuruarve, ka treguar dashurinë për Victorian, përmes një postimi romantik në Instagram.

Në foton e publikuar nga Beckham, çifti shihet i lumtur në moshë të re dhe ai ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentinin për Shën Valentinin tim. Ne Të duam ty”.

Nga ana e saj, stilistja 48-vjeçare dhe ish-këngëtarja e Spice Girls ka postuar dy foto në llogarinë personale në Instagram, duke përqafuar bashkëshortin e saj të dashur dhe ka shkruar: “26 vite më vonë, ai është ende Shën Valentini im. Të dua shumë”.

/Shqip.com