Beckham tregon për çfarë ka nevojë Manchester United
David Beckham uron që brenda verës familja Glazers të shesë Manchester United, sepse sipas tij ata po kthehen në një problem për ecurinë e klubit. Presidenti i klubit amerikan Inter Miami, klub i cili së fundmi ka nënshkruar me Lionel Messin, ka dhënë një intervistë për “The Athletic” ku është shprehur se duke u vonuar, Glazers po e mban peng klubin.
“Nga jashtë fushe, si një fans dhe një ish lojtar, unë dua që kjo situatë të zgjidhet, prandaj duhet të merret shpejt një vendim. Nuk ka rëndësi se kush e drejton klubin por kushdo qoftë duhet t’i japë vëmendjen e duhur, duhen njerëz pasionantë, nga ata që marrin vendimet e duhura, sjellin lojtarët e duhur në ekip. Klubi ka nevojë për investim si në stadium, në fushë apo ekip. Nëse këta njerëz nuk mund ‘ija ofrojnë klubit këto gjëra, atëherë duhet të largohen. Për shembull më pëlqen ajo që po bën Manchester City”.
Beckham u pyet edhe për atë që kishin bërë Glazers në të shkuarën dhe anglezi nuk ua hedh poshtë arritjet por përsëri këmbëngul se është koha për të bërë ndryshime.
“Ata kanë bërë shumë për klubin, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo sportive, ky është fakt dhe nuk mund të fshihet. Por tani është koha që ata të largohen, sepse vetëm do ta përmirësonin gjendjen e klubit dhe këtë e them me siguri”.
David Beckham ka luajtur për tetë vite me fanellën e Manchester United, ku në total ka zhvilluar 265 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola si dhe ka dhuruar 83 asistime.
/Shqip.com