Sport Ndërkombëtar

Beckham bën ofertën e çmendur

Akoma nuk dihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Lionel Messit. Megjithatë, duket se dilema do të zgjidhet në ditët ne vazhdim.

Pasi është kuptuar se Paris Saint-Germain është jashtë loje, në garë mbeten Barcelona (i duhet “ok” i la Liga-s), Al-Hilal dhe Inter Miami.

Në lidhje me propozimin e klubit të MLS-së në pronësi të David Beckham kanë ardhur lajme të reja nga e përditshmja spanjolle Sport, që flet për një kontratë 4-vjeçare me 50 milionë euro në vit.

FOTO: topmercato
FOTO: topmercato

Më pas, e përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar edhe për një marrëveshje mes Inter Miami dhe Barcelonës, me klubin amerikan që do të ishte i gatshëm ta huazonte argjentinasin te Barça sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com