Rozë Ndërkombëtar

Bebe Rexha ndez atmosferën në një dasmë shqiptare me këngë shqipe

Këngëtarja, Bebe Rexha,

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj.

Ajo me krenari të madhe tregon çdo herë për prejardhjen shqiptare dhe së fundmi e ka bërë edhe një herë duke vallëzuar me plotë energji në një dasmë shqiptare të mbajtur në Amerikë.

Përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory, Bebe shihet vallëzuar valle me muzikë popullore shqiptare, e cila dukej mahnitëse.

Ajo kishe veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe detaje me shkëlqim, dekolte të hapur dhe mëngë të gjata.

Bebe pak ditë më parë ajo ka lansuar videoklipin e këngës “Family”, që erdhi në bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie

Ndryshe, Bebe ka treguar që është në lidhje tashmë e disa muaj me të dashurin e saj, kinematografi Keyan Safyari./SHQIP.com