Rozë

Bebe Rexha mbështet shqiptaren që ka konkurruar në Miss New York USA

Këngëtarja, Bebe Rexha,

Këngëtarja e njohur më famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vazhdon me krenari të tregojë që është shqiptare, shkruan SHQIP.com

Ajo këtë e ka treguar shpesh herë ku ka qenë pjesë e mbështetjeve për arritjet e shqiptarëve kudo në botë, ku së fundi ka dhënë mbështetjen edhe për shqiptaren që ka konkurruar në Miss New York USA, e cila konkuron për ta fituar këtë konkurs bukurie.

Ky kompeticion përzgjedh vajzën që do të përfaqësojë shtetin e New York-ut në konkursin e madh të bukurisë, Miss USA.

Shqiptarja Dorina Papraniku konkurron mes 167 vajzave të tjera pjesëmarrëse dhe mund të jetë një nga pretendentet për të marrë kurorën.

Bebe ka publikuar foton e Dorinës në profilin e saj në Instagram dhe e ka shoqëruar me figurën e flamurit të Shqipërisë.

Dy vajzat duket se kanë dhe miqësi me njëra-tjetrën, pasi Bebe e mbështet gjithmonë Dorinën duke i pëlqyer çdo postim në rrjete sociale./SHQIP.com