Rozë

Bebe Rexha arrin 48 milionë dëgjues mujor në Spotify

Bebe Rexha

Sukseset për këngëtaren shqiptare më famë botërorë, Bebe Rexha nuk kanë të ndalur.

Ajo së fundi në një postim në Twitter ka treguar se ka tejkaluar 48 milionë dëgjues mujor në Spotify.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e madhe – ku këngëtarja ka marrë përgëzime të shumta.

Ndryshe, Rexha ka zbuluar se albumi i saj i tretë është pothuajse gati.

Ai ka thënë se ka realizuar 80 për qind dhe është projekti i saj më i qëndrueshëm koheziv deri më tani.

“Është si një projekt i vërtetë artisti dhe jam shumë i emocionuar që do ta realizoj dhe do të vijë më shpejt se më vonë.”

/Shqip.com