Rozë

Beatrix surprizohet nga ky person

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj tanimë është një nga emrat më të përmendur në mediat rozë.

Historia e dashurisë që nisi në Big Brother Vip, me Donald Veshajn bëri që Trixa të komentohet kudo në rrjetet sociale.

Mirëpo, lidhja e tyre mori fund pas mbarimit të formatit. Madje, Donaldi në deklaratën e tij tha se kapitullin me këngëtaren e ka mbyllur.

Sidoqoftë, Trixa vazhdon të mbetet e përlqyer për fansat të cilët shpesh edhe e surprizojnë me dhurata të ndryshme.

Ngjashëm ka vepruar një fanse të cilën Trixa nuk hezitoi ta shpërndajë në instastorie.

Përndryshe, Trixa para pak ditësh ka publikuar këngën “Ma shumë se ti”, në bashkëpunim me Dj Geek./Shqip.com