Rozë

Leonora Jakupi i reagon Beatrix Ramosajt, ja çfarë i thotë

Trixa dhe Leonora

Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak pjesëmarrjes në Big Brother Vip dhe lidhjes që nisi brenda shtëpisë me aktorin e humorit, Donald Veshajn.

Duke qenë se Donaldi la pezull raportin e tij me Borën, Trixa u kryqëzua shumë në rrjetet sociale duke u konsideruar si ajo “e treta” që ndërhyn mes një çifti.

Në lidhje më këtë ajo ka reaguar në Instagram, ku ka thënë se në tre muajt e fundit është kryqëzuar shumë madje edhe është mallkuar.

Pas këtij postimi ajo ka marrë mbështetje të madhe, e së fundmi ka reaguar edhe Leonora Jakupi.

 “Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit!

Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, shkruan ajo.

Ndryshe, Trixa ka paralajmëruar padi për gjithë ata që do të keqpërdorin emrin e saj./SHQIP.com