Rozë

Beatrix Ramosaj zbulon datën e lansimit të bashkëpunimit me Dj Geek

Ka disa ditë që këngëtarja Beatrix Ramosaj ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kënga do të jetë bashkëpunim me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek dhe do të lansohet sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo me anë të një postimi në instagram.

“Ma shumë se ti, sot ora 18:00”, ka shkruar Beatrix sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e klipit.

Pas këtij paralajmërimi mbetet për t’u parë se çfarë ka përgatitur Trixa pas këngës “Faj” që ishte dedikim për historinë e saj me Donald Veshajn.

Këngëtarja dhe aktori i dhanë fund lidhjes me të përfunduar formati i Big Brother Vip./Shqip.com