Rozë

Beatrix Ramosaj: S’e mbaj mend me sa djem kam dalë

Beatrix Ramosaj

Spektakli i njohu “Big Brother VIP” ka tashmë një muaj që ka filluar transmetimin.

Të martën është mbajtur spektakli “Big Brother VIP” ku hynë tri banore të reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.

Vajzat e reja në Big Brother, janë pyetur së fundmi për lidhjet e tyre.

Ka qenë këngëtarja, Beatrix Ramosaj, ajo që ka folur e para, por nuk mbante mend se sa me sa djem ka dalë.

Beatrix thotë se ka pasur vetëm një lidhje serioze, por nuk mban mend se me sa djem ka dalë.

“Kam dalë në date normal, po nuk më ka ecur. Nuk e mbaj mend, nuk e di sa prej tyre kanë qenë”, ka thënë ajo duke qeshur.

Pas kësaj Semi e ka këshilluar që të mos thotë kështu se duket keq në publik.

Sonte do të mbahet nata e spektaklit ku do të ketë edhe eleminime./SHQIP.com