Rozë

Beatrix e bën të shpërthejë me lot Egzonën, arsyeja Donaldi

Egzona, Donaldi dhe Beatrix

Beatrix kohëve të fundit ka filluar me disa sjellje jo edhe aq të pranueshme nga banorët e tjerë.

Krejt kjo si duket ka ardhur si pasojë e afirmitetit të Egzonës, banores së re, me Donald Veshaj.

Këngëtarja për këtë shkak ka filluar me bërtime, duke iu drejtuar edhe aktorit se ka filluar që të xhelozojë.

Një gjë të tillë nuk e ka pritur edhe aq mirë Egzona, e cila për shkak të komenteve ka shpërthyer me lot.

Ajo që i është afruar për ta këshilluar ishte Xheisara, teksa moderatorja nuk po ndihej mirë.

Donaldi përndryshe i është afruar Egzonës që nga hyrja, duke iu rrëfyer për ndjenjat e tij./SHQIP.com