Rozë

Beatrix apo Bora? Donaldi tregon se kush puth më mirë

Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Donald dhe Romeo Veshaj mbrëmë kanë filluar emisionin e tyre “Më lërë të flas” në Top Channel.

Aktori pothuajse në gjithë emisionin ka komentuar situatën e tij me Bora Zemanin.

Ai gjatë lojës i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

 “Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”- ishte pyetja që i bëri Romeo. “Unë mendoj një këngëtare që më pas bëhet moderatore”, u shpreh Donaldi ndërsa publiku bërtiste ‘moderatore’.

Romeo i referohej Beatrix dhe Borës dhe Donaldi zgjodhi këtë të fundit megjithëse nuk përmendi emër konkret.

Kjo pasi Bora në të kaluarën ka provuar vetën si këngëtarë, ndërsa tashmë është moderator shumë e sukseshmë./SHQIP.com