Lajme

BE zbulon skemën ndërkombëtare të mashtrimit me TVSH-në

Zyra e Prokurorit Publik Europian ka zbuluar një skemë mashtrimi me TVSH-në për shitjen e pajisjeve elektronike, teksa sipas tyre dëmet e shkaktuara nga kjo skemë kap shifrat e 2.2 miliardë eurove, ku ky aktivitet kriminal është i përhapur edhe në Shqipëri, raportojnë mediat në Shqipëri.

Zyra e prokurorit (EPPO) thotë se janë zhvilluar 200 kontrolle në shumicën e shteteve të Evropës, ku të dhënat e mbledhura deri më tani, janë duke u analizuar me kujdes.

Aktivitetet kriminale janë të përhapura në të gjithë 22 shtetet anëtare të EPPO-së, si dhe në Hungari, Irlandë, Suedi dhe Poloni, së bashku me vende të treta duke përfshirë Shqipërinë, Kinën, Mauritius, Serbinë, Singaporin, Zvicrën, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.

/Shqip.com