Lajme

BE në Kosovë nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve aktuale

Szunyog dhe Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje e cila i lejon këta të fundit vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës ku janë të vendosura zyrat e BE-së, përcjell Shqip.com.

Szunyog, përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar Kosovën dhe Qeverinë për vlerësimin e kontributit të BE-së në zhvillimin e Kosovës.

“Dje nënshkruam marrëveshjen me Albin Kurtin që i mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë të vazhdojë të qëndrojë në ambientet aktuale.

Faleminderit qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

 Kurti të enjten ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend./SHQIP.com