Lajme

BE: Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd, presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel.

Në deklaratën e BE theksohet se duhen bërë përpjekje dhe duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në pikën shtatë të deklaratës së përbashkët të miratuar në Bruksel mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nënvizohet mbështetja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe për çështjet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja Palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që Palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane. Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:
E PLOTË/ Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor, miratohet deklarata e përbashkët: Përshpjetoni reformat, luftoni korrupsionin!

/Shqip.com