Lajme

BE – Kosovës dhe Serbisë: Reduktoni tensionet

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen e të reduktojnë tensionet.

Konferenca për media e Stanos erdhi pasi në vijat kufitare Kosovë – Serbi janë pozicionuar Njësitet e Specializuara të Kuvendit të Kosovës për reciprocitetin e targave.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë”, ka thënë Stano.

Ai paralajmëroi se në këtë çështje do të ndërmjetësojë edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lexo edhe:
Rakiq në Jarinje: Ky nuk është aksion, është reaksion


“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”, deklaroi ai.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion ka të bëjë me reciprocitetin e targave

Por, Kurti në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se target nuk janë dëshirë e Qeverisë, por imponim ng apala tjetër.

“Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, ka pohuar Kurti. /Shqip.com