Lajme

BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm për heqjen e masave ndëshkuese

Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)
Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)

Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25 për qind të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në Veri të Kosovës.

“Vendimi është marrë pas një takimi të nivelit teknik ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, raporton mediumi publik RTK.  

Por, Bashkimi Evropian po konsideron se kjo nuk mjafton për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, ka thënë ndër të tjera, Stano.

/Shqip.com