Lajme

BE-ja ia dërgon draftin e Asociacionit opozitës në Kosovë

Partitë opozitare parlamentare kanë konfirmuar se kanë pranuar draftin e ri për Asociacionin nga Bashkimi Evropian.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar për media se kanë pranuar zyrtarisht një draft në gjuhën angleze.

Gjithashtu, edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, konfirmoi të njëjtën.

“E kemi pranuar dje zyrtarisht”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, tha se komentet nga kjo parti do të bëhen pas diskutimit brenda organeve të partisë.

“Dje na është dorëzuar një kopje e draft-statutit të Asociacionit, në gjuhën angleze. Ndërsa, komentet tona për këtë dokument do t’i shpalosim pas diskutimeve ne organet e partisë”.

Kryeministri Albin Kurti tha se draftin për Asociacionin ia ka prezantuar vetëm presidentes së vendit, Vjosa Osmani, meqë ndërmjetësit kanë kërkuar konfidencialitet të plotë për procesin.

Opozita në Parlament kishte kritikuar Kurtin për mosprezantim të draftit, duke thënë se nuk mund të diskutojnë për diçka që s’e kanë parë.

Osmani dhe Kurti për këtë draft kanë thënë se është shkruar nga ndërmjetësit me kujdes për shkonjën e Kushtetutës.

/Shqip.com