Lajme

BE-ja i dhuron Kosovës 75 milionë euro për të tejkaluar krizën energjetike

Është arritur marrëveshja financiare në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të programit vjetor IPA 2023.

Me anë të kësaj marrëveshje, Kosova ka përfituar 75 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se ky program bën një hap të rëndësishëm drejtë integrimit evropian.

“Kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen financiare në mes Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2023 e cila në plotin iu është dedikuar financimit në fushën e energjisë. Ky program bën edhe një hap të rëndësishëm drejtë integrimit tonë evropian dhe dëshmon përkushtimin  tonë ndaj  vlerave dhe standardeve të BE-së. nga ky program, Kosova fiton fonde në vlerë të 75 milionë eurove.

Bislimi tha se marrëveshja hynë në fuqi sot, pra në ditën që është nënshkruar duke treguar se 65 milionë të eurove do të disbursohen shumë shpejtë në buxhetin e shtetit.

“Këto mjete do të na ndihmojnë në adresimin e krizës energjetike të cilat Kosova dhe ashtu si çdo vend i botës është duke i përjetuar. Marrëveshja hynë në fuqi sot dhe ne menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje pra për 67.5 milionë euro të cilat pritet që shumë shpejtë të disbursohen në buxhetin e shtetit tonë. Ndërsa, pjesa tjetër prej 7.5 milionë eurove do të disbursohen gjatë vitit të ardhshëm pas plotësimit të caktuara në marrëveshjen financiare”.

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se kjo paketë do të iu dal në ndihmë grupeve me të cënueshme të shoqërisë.

“Ndihma për Kosovën është si pjesë e 500 milionshi si ndihmë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja se pse Bashkimi Evropian e ka bërë këtë është se agresioni rus i paprovokuar ndaj Ukrainës ka ndikuar në tregun botërorë dhe posaçërisht në atë energjetik. Paketa energjetike e Kosovës paraqet grupet me të cenueshme të shoqërisë ku së pari është ndihmesë financiare e të gjitha amviserive  që të paguajnë apo të nxitin energjinë për ngrohjen e shtëpive pastaj duke bërë subvencionim, duke bërë ndërrimin e dritareve të tyre, pastaj blerjen e pajisjeve të tyre të efiçiencës në mënyrë që ta zvogëlojnë konsumin  e tyre të energjisë dhe faktuarave energjike.

Kurse, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky program adreson nevojat e qytetarëve në mënyrë të menjëhershme.

/Shqip.com