Lajme Botë

BE-ja e dënon sulmin terrorist në Moskë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë, thotë kanali i grupit në Telegram.

Disa persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh në Moskë, shkruan SkyNews.

40 persona mbeten të vrarë, ndërsa mbi 100 janë plagosur.

Ish-presidenti rus bën thirrje që personat e armatosur të ndiqen dhe të vriten

Ish-presidenti i Rusisë dhe zyrtari i lartë i sigurisë ruse, Dmitry Medvedev, ka bërë thirrje që personat e armatosur të vriten.

Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, tha se “Të gjithë ata duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pamëshirshëm si terroristë. Vdekje për vdekje”.

Nga ky sulm mbetën të vrarë 40 persona, ndërsa 100 të tjerë të plagosur, shkruan SkyNews.

Ambasada amerikane në Rusi e tronditur nga sulmi në Moskë

Ambasada amerikane në Rusi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është tronditur nga sulmi në Moskë që la mbi 40 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Kjo ambasadë ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën ku ndodhi sulmi, shkruan BBC.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se qeveria amerikane është “shumë e kufizuar” për të ndihmuar qytetarët e saj në Rusi, larg ambasadës së Moskës.

Përndryshe, SHBA-ja kishte lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj në Rusi dy javë më parë duke thënë se zyrtarët po “monitoronin raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, duke përfshirë koncerte”.

Paralajmërimi u kërkoi amerikanëve të shmangin tubimet e mëdha për 48 orë. Ajo periudhë kohore ka kaluar, por ngjashmëritë midis paralajmërimit dhe ngjarjeve të sotme sugjerojnë se një lidhje mund të jetë e mundur.

Sulmi në Moskë, Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas sulmit në Moskë të Rusisë, ku mbetën mbi 40 persona të vdekur.

Vuçiqi mes tjerash theksoi se kjo nuk është arsyeja e vetme që po e mbledh Këshillin e Sigurisë.

“Ne kemi disa arsye, kjo është arsyeja e menjëhershme. Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për qytetarët e Federatës Ruse, për udhëheqjen e Rusisë, me shpresën se terroristët që kryen një krim kaq të tmerrshëm do të të sillen para drejtësisë, pra të arrestohen ose të likuidohen”, tha Vuçiq në Tv Prva.

Rusia anulon të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive

Ministria ruse e kulturës ka thënë se të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive janë anuluar në të gjithë vendin.

Kjo vjen pas sulmit të fundit në një sallë koncertesh në Moskë, shkruan SkyNews.

40 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa mbi 100 janë plagosur.

BE e dënon sulmin terrorist në Moskë

Bashkimi Evropian është i shokuar lidhur me sulmin në Moskë ku 40 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i unionit, Peter Stano, përmes një reagimi në X, transmeton KlanKosova.tv.

“BE është në shok dhe e tmerruar nga raportimet për sulmin terrorist në sallën Crosus City në Moskë”, ka shkruar Stano.

“BE dënon çfarëdo sulmi mbi civilët. Mendimet tona janë me ata qytetarë rusë të prekur”, përfundon ai.

Kievi thotë se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Kievi ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve Crocus.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha: “Le të jemi të drejtë për këtë, Ukraina nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”, shkruan SkyNews.

“Ne kemi një luftë të plotë, të gjithanshme me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend. Pavarësisht gjithçkaje, gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”.

Kievi thotë se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Kievi ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve Crocus.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha: “Le të jemi të drejtë për këtë, Ukraina nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”, shkruan SkyNews.

“Ne kemi një luftë të plotë, të gjithanshme me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend. Pavarësisht gjithçkaje, gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”.

Medvedev e quan sulmin në Moskë sulm terrorist, thotë se nëse janë ukrainas ata do të “shkatërrohen pa mëshirë”

Ndërsa natyra e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë ende nuk është konfirmuar, nënkryetari i këshillit rus të sigurimit ka konfirmuar se ishte një incident terrorist.

Dmitry Medvedev tha se ai dërgoi ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e të vrarëve në “sulmin terrorist”.

“Terroristët kuptojnë vetëm terrorin hakmarrës. Asnjë gjyq apo hetim nuk do të ndihmojë nëse forca nuk kundërshtohet me forcë, dhe vdekjet nga ekzekutimet totale të terroristëve dhe represionet kundër familjeve të tyre. Përvoja botërore”, u shpreh ai, raporton SkyNews.

Ai paralajmëroi se nëse vërtetohet se Ukraina qëndron pas të shtënave, të cilat thuhet se kanë lënë 40 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur, atëherë ata do të “shkatërrohen pa mëshirë”.

“Nëse vërtetohet se këta janë terroristë të regjimit të Kievit, është e pamundur të trajtohen ndryshe me ta dhe me frymëzuesit e tyre ideologjikë”, shtoi ai.

“Të gjithë ata duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pa mëshirë si terroristë. Përfshirë zyrtarët e shtetit që kreu një mizori të tillë.”

Putin informohet rregullisht rreth situatës në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin po merr përditësime të rregullta mbi situatën në Crocus City Hall, sipas Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.

“Vladimir Putin u informua për fillimin e të shtënave në minutat e para të asaj që ndodhi në Sallën e qytetit Crocus”, tha Peskov, raporton BBC.

/Shqip.com