Lajme Botë

BE-ja bën thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19

Ilustrim

Bashkimi Evropian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin.

“Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjnë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”, tha komisionarja evropiane për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit, Stella Kyriakides.

Ky rekomandim vjen pasi këto dy agjenci rekomanduan në prill që për personat mbi 80 vjeç të konsiderohej dhënia e dozës së dytë përforcuese, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sot në bazë të raportit të Ministisë së Shëndetësisë nga 344 testime të kryera, prej tyre 110 kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus gjatë 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu sipas rezultave,brenda një javë në Kosovë janë raportuar 2007 raste pozitive me COVID-19.

Ministria tashmë ka bërë të ditur se qytetarët të cilët janë vaksinuar me tre dozat e para mund të vaksionohen edhe me dozën e katërt./Shqip.com