Lajme

Parlamenti Evropian: Gjyqësori në Kosovë vazhdon të jetë joefikas

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)

Eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme e kanë miratuar raportin për Kosovën, në të cilin kanë kërkuar hapësirë për përmirësim të gjyqësorit.

“Eurodeputetët shprehin shqetësimin për gjyqësorin e Kosovës, i cili vazhdon të jetë joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndërhyrjeve të panevojshme dhe inkurajojnë autoritetet kosovare që të zbatojnë instrumentet ekzistuese në mënyrë më efektive për të mbrojtur pavarësinë, efikasitetin dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në raport.

Ndër tjera, i kërkohet Qeverisë së Kosovës të përmirësojë raportet me gazetarë dhe shoqërinë civile.

“Ata gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë të rrisë bashkëpunimin e saj me shoqërinë civile në vendimmarrje, si dhe të marrë masat e duhura për të parandaluar penalizimin e gazetarëve dhe aktivistëve për të folur për çështje me interes publik”, thuhet në raport.

/Shqip.com