Lajme

BE e konfirmon datën e takimit Kurti-Vuçiq

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 27 shkurt.

Kështu u bë e ditur nga komunikata e lëshuar prej zyrës për informim e Bashkimit Evropian.

“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BE-ja.

Tutje, theksohet se dy liderët tashmë veçse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur për datën 27 shkurt.

“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, vazhdon njoftimi i BE-së.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq herën e fundit që janë takuar në kryeqytetin belg ishte në vitin e kaluar.

/Shqip.com