Lajme

BE akuzohet se po i vë zjarr mardhënieve Kosovë-Serbi

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitetit, Gerald Knaus ka akuzuar Bashkimin Evropian se po i vë zjarr marrëdhënive midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Knaus ka thënë se kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme.

“Strategjia e BE-së për Kosovën: ngacmoj një ish të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpati për ministrin e Millosheviçit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, duke derdhur vaj në zjarr” ka shkruar Knaus.

Kosova dhe Serbia edhe gjatë ditës së hëne kanë mbajtur takim lidhur me këtë çështje por nuk kanë arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.

/Shqip.com