Lajme

BDI dhe ASH: Të lirohet menjëherë gazetari Furkan Saliu

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj arestimit të gazetarit Furkan Saliu nga ana e njësitit policorë në mënyrë të dhunëshme ditën e sotme duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Dënojmë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, nga ana e njësitit special të policisë, në atë mënyrë të dhunshme dhe ç’njerzore. Apelojmë zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe lirimin sa më të shpejtë të Furkanit. Çdo tentim për presion dhe trysni ndaj fjalës së lirë, është vepër e shëmtuar dhe e dënuar me ligj!”, thekson në reagim Ahmeti.

ASH: Policia e VMRO-LEN arrestoi gazetarin, partnerët derdhin lotë krokodili

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.

“Koalicioni VMRO-LEN po tregon dhëmbët edhe pse vetëm disa javë kanë pushtet mbi policinë. Suksesi më i madh i tyre është arrestimi i gazetarit, Furkan Saliu, në një kohe kur Ministri i Punëve te Brendshme është nga radhët e VMRO-së dhe zëvendësdrejtori i policisë, kuadër i Arben Taravarit. Ky i fundit në vend që të distancohet dhe kerkoj llogari nga kuadrot dhe partnerët e tij, zgjodhi të derdh lotë krokodili dhe të manipulojë me opinionin duke tentuar t’ua hedh fajin te tjerëve. Ju bëjmë me dije se koha kur arrestoheshin gazetarët ka kaluar me rënien e VMRO-së dhe ajo më nuk do të kthehet asnjëherë. Është e dhimbshme vetëm tentativa e disa shqiptarëve për të amnistuar dhe për të ringjallur atë regjim duke i bërë avokatin me statuse tragji-komike”.

/Shqip.com