Kulturë

BBC: Kënga e familjes Kelmendi me mesazh të fortë

Sot nis edicioni i 67-të i Eurovisionit, në Liverpool.

Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

BBC, para nisjes së festivalit, ka përshkruar me një paragraf secilën këngë të festivalit, përfshirë këngën shqiptare.

Për këngën “Duje”, thotë se është teatrale dhe dramatike.

“Mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni, ashtu siç janë. Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë nënën dhe babain”, ka shkruar BBC.

Kujtojmë që më herët, po e njëjta e kishte renditur të fundit këngën e Albinës sa i përket këtij edicioni të Eurovisionit.

/Shqip.com