Lajme Botë

BBC: Identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

“BBC” bazuar në burime të hapura, ka arritur të identifikojë emrat e më shumë se 13,000 ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë, mes të cilëve edhe 924 rekrutues.

Që në ditën e parë të luftës, shërbimi rus i “BBC”-së në bashkëpunim me uebsajtin Mediazona (që në Rusi konsiderohet si ‘agjent i huaj’) dhe një grup vullnetarësh, ka përpiluar një listë me emrat e rusëve të vrarë në Ukrainë. Deri më sot, 3 shkurt, janë identifikuar detajet e 13.030 ushtarëve dhe oficerëve.

Vetëm javën e fundit pati raportime për vdekjen e 500 rusëve që luftonin në Ukrainë. Shumica e të vdekurve në tre muajt e fundit janë rekrut, vullnetarë dhe të burgosur.

“Ne mbështetemi vetëm në informacione të konfirmuara për të vdekurit dhe për këtë arsye shifrat që kemi mbledhur nuk korrespondojnë me nivelin e vërtetë të viktimave”, shkruan “BBC”.

Ky numër përfshin edhe të vrarët në Makiivka (afër Donetsk) më 1 janar. Janë identifikuar emrat e 101 ushtarëve të vrarë në Makiivka nga një raketë ukrainase, nga të cilët 99 ishin rekrut. Familjet e 18 ushtarëve të tjerë nuk mund t’i gjejnë as mes të vdekurve dhe as mes të mbijetuarve.

/Shqip.com