Lajme Botë

Bazat ushtarake do të përdoren për azilkërkuesit në Angli

Selia e Garnizonit Catterick në Yorkshire
Selia e Garnizonit Catterick në Yorkshire

Qeveria britanike ka njoftuar se mijëra azilkërkues do të strehohen në katër baza ushtarake, duke përfshirë një në zonën elektorale të kryeministrit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Emigracionit, Robert Jenrick, i cili tha se emigrantët do të akomodohen në ish-lokacionet e RAF në Essex dhe Lincolnshrire, si dhe njoftoi vende të reja në East Sussex dhe Yorkshire.

Zyra e Brendshme po ‘vazhdon të eksplorojë’ planet e diskutueshme për të përdorur anijet si një formë akomodimi ndërsa kërkesat për azil janë duke u përpunuar“, tha Jnerick.

Ky njoftim nuk u prit mirë nga deputetët skocezë, të cilët e kundërshtuan planin.

Planet e reja të strehimit kanë për qëllim reduktimin re shpenzimeve. Qeveria thotë se shpenzon për akomodimin në hotel, ndërsa vepron si një pengesë për të parandaluar kalimet e Kanalit La Mansh. /Sky News

/Shqip.com