Sport Ndërkombëtar

Bayerni vazhdon të mbetet “arrë e fortë” për Barcelonën

Bayerni fiton ndaj Barcelonës

Kryendeshja e natës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Bayernit ka përfunduar me rezultat 0-3 në të mirë të ekipit mysafirë.

Bavarezët ishin favorit në letër edhe para takimit dhe këtë e treguan edhe në fushën e gjelbër, shkruan Shqip.com.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Eric Garcia, i cili pa dashje e devijoi topin në portën e skuadrës së tij. Ndërsa, goli i dytë dhe i tretë kishin si autor Robert Lewandoëskin që është duke kaluar nëpër formë fenomenale edhe këtë sezonë.

Sistemi i Ronald Koeman që të luajë me tre qendërmbrojtës nuk dha rezultat, ndërsa tashmë po përballet me një presion të madh nga publiku që të japë dorëheqje.

Një lajm i mirë në këtë ndeshje është fakti që Philippe Coutinho është rikthyer nga lëndimi pas gati një vit mungesë, ndërsa Jordi Alba e la fushën i lënduar.

Goli i dytë i shënuar nga Lewandowski
Goli i tretë i shënuar nga Lewandowski

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Chelsea 1-0 Zenit

Malmoe 0-3 Juventus

Llile 0-0 Wolfsburg

Villarreal 2-2 Atalanta/Shqip.com