Sport Ndërkombëtar

Bayerni vazhdon me hapa ta sigurt

Bayerni shënon fitore

Nuk po zbret nga vendi i parë.

Bayern Munchen ka shënuar fitore 3-1 ndaj Frethyer Furth.

Ani pse vendasit ishin favoritë në letër, ishin mysafirët që shënuan të parët.

Pas 42 minutave lojë,  Branimir Hrgota e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Por, ky gëzim zgjati vetëm tre minuta, pasi Robert Lewandowski e tundi rrjetën për 1-1.

Image
Lewandowski

Kur po zhvillohej minuta e 61-të, Sebastian Griesbeck shënoi në portën e gabuar dhe bavarezët kaluan në epërsi.

Kampionët e Gjermanisë nuk u ngopën me kaq.

Lewandowski shënoi edhe një herë për të treguar se po kalon në formë jetësore.

Polaku është autor i 27-të golave në Bundesliga në këtë kampionat.

Teksa, për epilogun përfundimtar u përkujdes Eric Maxim Choupo-Moting – në minutat e fundit të takimit.

Image
Bayern Munchen

Me këtë fitore, Bayern Munchen ngritën në kuotën e 55 pikëve. Nëntë më shumë se Dortmundi – që gjendet në vendin e dytë.

Kurse, Greuther Furth mbetet në vendin e fundit të Bundesligës, me vetëm 13-të pikë të grumbulluara. /Shqip.com