Bayerni rikthehet në krye të Bundesligës – thyen edhe një rekord

Bayern Munchen po vazhdon të dominojë në Bundesliga, ndërsa tashmë ka thyer edhe një rekord.
Bavarezët kanë mposhtur Arminia Biefeld, me rezultat minimal 1-0 dhe janë bërë skuadra me më së shumti gola në futbollin elitar gjerman – brenda një viti kalendarik. Gjithsej, 102 gola.
Në këtë takim, golin e vetëm e realizoi Leroy Sane, në minutën e 72-të, ndërsa asistues ishte Thomas Muller.
Për Sane, ky ishte goli i tretë në këtë sezonë, ndërsa ka edhe katër asistime.
Ndërsa, për Thomas Muller ky ishte asistimi i nëntë në këtë kampionat, krahas katër golave.
Me këtë fitore, bavarezët rikthehen përsëri në vendin e parë. Tashmë ata kanë 31 pikë, një më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
Në 13 ndeshjet e zhvilluara, Bayerni është mposhtur vetëm një herë, ndërsa ka dy barazime dhe dhjetë fitore.
Kurse, në anën tjetër, Arrminia gjendet në vendin e 17-të, pasi ka grumbulluar vetëm nëntë pikë./Shqip.com