Sport Ndërkombëtar

Bayerni po “vuan” në Bundesliga

Bayern Munchen

Në dhjetë vitet e fundit në Bundesligën gjermane – titullin e kampionit e ka fituar e njëjta skuadër: Bayern Munchen.

Por, skuadra bavareze – nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara – Bayerni gjendet në pozitën e pestë në tabelë.

Ekipi i udhëhequr nga Julian Nagelsmann – ka regjistruar një humbje, tre barazime dhe po aq fitore.

Në ndeshjen e fundit kampionale – bavarezët u mposhtë nga Ausburgu – me rezultat 1-0, ani pse paraprakisht e mposhti Barcelonën 2-0.

Lider në Bundesliga është Union Berlin – me 17-të pikë, ndërsa më pozitën e dytë është Borussia Dortmund – me dy pikë më pak./Shqip.com

Tabela e Bundesligës