Sport Ndërkombëtar

Bayerni po luan “tenis” ndaj Frankfurtit

Joshua Kimmich

U prit të jetë një derbi, por Bayern Munchen është duke e deklasuar Eintracht Frankfurtin – me rezultat 0-5 – pas përfundimit të pjesës së parë.

Golin e parë e realizoi Joshua Kimmich – pas pesë minutave.

Goli i realizuar nga Kimich

Mesfushori gjerman e lansoi një goditje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë – duke e “zënë në gjumë” porterin kundërshtar.

Për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes – Benjamin Pavard në minutën e 11-të.

Teksa, për 0-3 u përkujdes Sadio Mane.

Por, bavarezët nuk u ndalën me kaq.

Goli i realizuar nga Mane

Rradha për të shënuar i erdhi edhe Jamal Musialas, teksa goditjen e fundit e dha Serge Gnabry.

Mbetet të shihet – nëse vendasit do arrijnë ta rikthejnë rezultatin në pjesën e dytë. /Shqip.com